Një i burgosur shqiptar goditi për vdekje një shtetas grek, në ambientet e qelisë që ata ndanin prej pak ditësh, pasi të dy do të linin ambientet e burgut.
Ngjarja ndodhi në burgun e Trikalasë, pas një sherri, kur shqiptari 55 vjeç qëlloi për vdekje të burgosurin grek 66-vjeçar.
Nga mediat greke mësohet se shqiptari ishte dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi dhe shumë shpejt do të lirohej, ndërsa 66-vjeçari grek ishte dënuar me 12 muaj burg për drogë edhe ishte në pritje të lirimit.
Kjo ngjarje ndodh pak ditë pasi u shpërnda një video ku një shqiptar vritej në menyrë barbare.