“Pepino di Meloni”, fruti i ri në fermën e Zija Keshit

“Pepino di Meloni”, fruti i ri në fermën e Zija Keshit
Fermeri tashmë i afirmuar për eksperimentimin e bimëve të marra nga vende të ndryshme të botës vijon të sjellë risi në fermën e tij në fshatin Majtarë të Dibrës. Këtë vit ai ka kultivuar një varietet të veçantë i ardhur nga Italia që quhet “Pepino di Meloni”. Fermeri nga, Zija Keshi thotë se prej vitesh në fermën e tij ka bërë eksperimente me fruta e bimë nga vende të ndryshme të botës dhe që kanë rezultuar shumë efektive i janë përshtatur klimës së vendit tonë. “Pepino di meloni” është një shartim mes specit dhe pjeprit apo siç njihet ndryshe bostanit. Por fermeri Zija Keshi thotë se shija që përfitohet është mes specit, pjeprit dhe kastravecit, duke e bërë atë shumë të veçantë. Sipas Keshit ai mund të kultivohet në vazo por edhe në terren të hapur. Fermeri nga Majtara e Dibrës, Zija Keshi thotë se fidanët e “Pepino di meloni-t” janë gati dhe të gjithë ata që kanë kureshtje mund t’i marrin dhe t’i vendosin pranë banesave të tyre.