Ballina AKTUALITET Pensionistit Ali Cani, pas lajmit në Mat Tv i vjen në ndihmë...

Pensionistit Ali Cani, pas lajmit në Mat Tv i vjen në ndihmë Bashkia Klos

0

Dy ditë më parë Mat Televizion solli historinë e familjes Cani nga fshati Bërshi i Klosit. Kryefamiljari Aliu tha se për shkak të masave të marra nga qeveria si pasojë e virusit korona, nuk mund të dilte të blinte ushqime në Klos, sepse atij dhe bashkëshortes nuk i lejohet pasi janë pensionist. Duke qenë në një situatë të vështirë, Aliu apeloi për ndihmë që dikush t’i merrte porosinë e produkteve që do të blinte dhe tja sillte. Pas lajmit, zëvendëskryetari i Bashkisë Klos, Armand Gjini është angazhuar dhe nëpërmjet kryetarit të fshatit Bërshi, ka bërë të mundur furnizimin me produktet e nevojshme familjen Cani. Një ndër masat e marra nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e virusit korona është edhe pengimi i pensionistëve të dalin nga shtëpia. Kjo ka bërë që shumë të moshuar që jetojnë vetëm, të kenë nevojë për ndihmë për tu furnizuar me ushqime apo ilaçe.

https://www.youtube.com/watch?v=5RyVOZrv6os
Exit mobile version