Rekamë


Një nga kategoritë e qytetarëve që po përballen me pasojat e skadimit e dokumentëve biometrikë janë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuara. Kjo kategori nuk mund të tërheqë pensionin pa rinovuar dokumentet e identifikimit.

Në këto kushte ata duhet të udhëtojnë nga zonat e thella të Bulqizë e të zbresin në qytet për t’i rinovuar. Me gjithë vështirësitë, çifti Xhemil e Fatime Zenalaj vijnë nga Trebishti në Bulqizë dhe përballen me radhë në zyrën e ALEAT.

Radhët e gjata në zyrat e aplikimeve sidomos për këtë shtresë të shoqërisë, kanë rritur nevojën që ky shërbim të shkojë tek banorët e pamundur dhe jo të vijnë ata në qytete.