
Situata e krijuar nga pandemia ka rikthyer edhe një herë skemën e shpërndarjes së pensioneve në banesë. Posta Shqiptare e kreu këtë shërbim në muajit e parë të pandemisë. Por një udhëzim i fundit e detyron këtë institucion që ta përdorë të njëjtën formë që nga data 1 Dhjetor. Drejtori i Postës Shqiptare Filiali Mat, Altin Bojni tha se do të ndiqet e njëjta procedurë e shpërndarjes së pensioneve. Sipas tij, posta ka një numërator telefonik të të gjithë pensionistëve, por ata që kanë ndryshuar vendbanim apo numër celulari duhet të paraqiten për t’i lënë ato tek sporteli e më pas të presin pensionin në shtëpi.
E njëjta skemë do të ndiqet edhe për ndihmën ekonomike apo pensionet e personave me aftësi të kufizuara. Ndryshe nga pensionet e tjera, për këtë shërbim, Bojnë u shpreh se është e nevojshme që qytetarët të paraqiten pranë postës për të lënë kontaktet e tyre.