Pendohet Xhelal Mziu, nuk mbështet më platformën e Alibeaj, publikon propozimet e veta: Të mos përjashtojmë askënd

0

Pas deputetes Greta Bardeli, edhe Xhelal Mziu është penduar se ka mbështetur hapur platformën e propozuar nga Alibeajt. Ai ka fshirë postimin e tij të mëparshëm në rrjetet sociale dhe ka propozuar një platformë të tijën për mënyrën se si bashkohet Partia Demokratike!

Mziu thotë se Partia Demokratike është në situatën më kritike, çfarë e bënë të domosdoshme bashkimin e plotë të saj, duke mos përjashtuar askënd nga PD apo gara dhe duke shfrytëzuar të gjithë energjinë, potencialin dhe kontributin e gjithsecilit, që Partia Demokratike të jetë mazhorancë qeverisëse në zgjedhjet vendore dhe qendrore!