Mësuesit, pedagogët dhe ekukatorët ditën e sotmedo të marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.
Ministrja, Ogerta Manastirliu ka shkuar për të parë procesin e vaksinimit, i cili po vijon në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Gjatë fjalës së saj Manastirliu bëri me dije se pas vaksinimit të mësuesve procesi do të vijojë me forcat e armatosura, teksa shtoi se në “Sheshin Skëndërbej” vaksinimi i qytetarëve po vazhdon sipas grupmoshave të përcaktuara.
“Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura. Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, tha ajo.
Ndërkohë, deri më tani vaksinimi ka përfunduar për bluzat e bardha, efektivët e Policisë, ndërsa tek të moshuarit, është kapur fasha e vaksinimit +65 vjeç.