Partia Demokratike rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve të ardhshme lokale. Një ditë më parë Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të mos regjistronte asnjërin nga grupimet brenda PD që pretendojnë drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vendin tonë. Qytetarët e Bulqizës janë të ndarë në mendimet e tyre teksa disa prej tyre shprehen se kjo dëmton rëndë demokracinë dhe të tjerë që shprehen se më parë duhej të ishte zgjidhur konflikti brenda Partisë Demokratike.

Ndërkohë, të dy grupimet brenda PD e kanë ankimuar vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe presin që çështja të shqyrtohet nga Komisioni i Ankesave.

Enver Doçi