PD-ja proteston para Qeverisë, kërkon rrëzimin e Ramës

PD-ja proteston para Qeverisë, kërkon rrëzimin e Ramës
Opozita do të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe numrit 2 të qeverisë, Belinda Balluku, si dhe krijimin e një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Edhe këtë herë, partitë e reja; Arlind Qori, Adriatik Lapaj dhe Agron Shehaj nuk i janë bashkuar kësaj lëvizjeje. Kjo është protesta e dytë kombëtare që zhvillon opozita pas asaj që u mbajt në datën 22 dhjetor. Vendimi për protesta u mor në qendër të aksionit politik pas publikimit të hetimeve për tenderat në infrastrukturë dhe rolin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si dhe për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Sipas deklaratave, vendimi i kryeministrit për të ankuar Masën e Sigurisë në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimi për të mos hequr imunitetin e numrit 2 të qeverisë, interpretohen si një tregues se drejtësia nuk do të lejohet të veprojë kundër korrupsionit, duke e lënë opozitën me protestat si rrugën e vetme. Është shprehur qartë preferenca për një lëvizje të qëndrueshme me protesta çdo ditë për të kërkuar largimin e kryeministrit. Mbetet për t’u parë se si do të ndërtohet beteja kundër qeverisë, e cila sapo ka nisur mandatin e katërt.