Pasojat e tërmetit të vitit të kaluar, të dëmtuarit me sytë nga shteti

0

Tërmeti i vitit të kaluar nuk kurseu as familjet ekstremisht të varfra. Banesa e familjes Kurti nga fshati Rripë i Njësisë Administrative Gurrë në Bashkinë e Klosit, u kthye e pabanueshme për shkak të rrezikut që paraqet për të qëndruar në të. 3 anëtarët e kësaj familjeje vijojnë të jetojnë në çadër pasi ende janë pabanesë. Një kontejner i dërguar nga një shoqatë bamirësie nuk e ka zgjidhur problematikën, pasi e zonja e shtëpi Dhurata thotë se në të nuk mund të jetohet. Të tre anëtarët jëtojnë në këtë çadër në kushte ekstremisht të vështira. Dhurata Kurti tregon se gjithçka ka familja e saj janë këto pak orendi në çadër. Ajo shprehet se të ardhurat ekonomike të familjes janë vetëm 4 mijë lekë të rinj që marrin nga ndihma ekonomike.
Ndërkohë edhe për djalin e kësaj familjeje, Arditin jetesa në këtë çadër është bërë pothuajse e pamundur për shkak edhe të temperaturave shumë të ulta. Arditi ju bën apel instancave shtetërore që të kthejnë sytë edhe nga familja e tij, pasi vetë janë të pafuqishëm ekonomikisht për të ndërtuar një banesë të re.