E diela që lam pas riktheu reshjet e borës në të gjithë verlindjen. Edhe Bulqiza u përfshi nga bora, duke sjellë probleme të mëdha në bujqësi, kryesisht në sektorin e frutikulturës. Megjithëse sasia e borës së rënë nuk ka qenë shumë e madhe, zbritja e temperaturave disa gradë nën zero ka bërë që të ketë pasoja në frutikulturë. Banorët e Fushë – Bulqizës shprehen se reshjet e një dite më parë, nuk priteshin pas sasisë së madhe që ra me datë 22 Mars. Ata shprehen se dëmet janë të mëdha sidomos për pemët që janë të lulëzuara apo sapo kanë nisur të çelin. Banorët presin që këtë sezon të mos marrin prodhimin e pritur sidomos tek kumbulla, pjeshka e Dardha, të cilat kanë qenë me lule.
Temperaturat nën zero pritet të jenë për disa ditë në Bulqizë, e për pasojë të ketë edhe akull, ç’ka për specialistët e Bujqësisë, dëmet në frutikulturë mund të rriten.