Ballina SOCIALE Pasi u kthye në burim aksidenti, riparohet pjesërisht Ura e Domit

Pasi u kthye në burim aksidenti, riparohet pjesërisht Ura e Domit

0

Pas aksidentit në të, riparohet ura e Domit Pak ditë më parë shtresa e amortizuar e urës që lidh fshatrat Dom e Zall-Rripë me rrugën nacionale Burrel – Klos u bë shkak për aksidentin e një mjeti tip zetor, ku fatmirësisht nuk pati viktima. Ura problematike e këtyre fshatrave është denoncuar disa herë nga banorët të cilët kanë kërkuar vazhdimisht që në të jo vetëm të ndërhyhet por të gjendet një zgjidhje përfundimtare që do të shmangte ndonjë tragjedi të mundshme. Pak ditë pas aksidentit, Bashkia Klos ka ndërhyrë me anë të Drejtorisë së Shërbimeve dhe Infrastrukturës duke riparuar shtresën prej dërrase. Shtresa prej dërrase është zëvendësuar në një masë të konsiderushme. Po ashtu janë zëvendësuar edhe disa nga trarët e dëmtuar. Përfaqësues të Bashkisë Klos thanë se ndërhyrja është për emergjencë dhe provizore pasi kjo metodë nuk është zgjidhje përfundimtare. Hartimi i projektit për ndërtimin e një ure prej betoni apo tip bel siduket ka mbetur vetëm në letër, pasi kostot e saj janë të mëdha. Në këto kushte, banorët e Domit dhe Zall – Rripës do të duhet të lëvizin mbi këtë urë. Në mungesë të një rruge alternative mbi urën tip pasarelë të Domit lëvizin mjete që nga motoçikletat e deri tek ato të transportit publik dhe mallrave, paçka se ura të tilla përdoren vetëm për këmbësorë.

Exit mobile version