
Ditën e sotme falë ndërhyrjes së borëpastrueseve është bërë e mundur hapja e plotë e rrugës së Arbrit.
Edhe pse rreshje të shumta dëbore kanë përfshirë të gjithë zonën, rruga e Arbrit, pjesa e Bypasit është lehtësisht e kalueshme.
Borëpastruese kanë arritur që të heqin të gjithë dëborën, duke bërë që ajo të jetë lehtësisht e kalueshme edhe pa zinxhir.
Rruga e Arbrit kalohet pa probleme gjatë ditës, por duhet të tregohet kujdes orët e natës për shkak të ngricave, këshillohet përdorimi i mjeteve antirrëshqitëse.
/Bulqiza.info/