Pas lajmit në “Mat Tv” ndërhyhet në rrugën nacionale në fshatin Peladhi
Është dashur që problemi të bëhej disa herë mediatik dhe të ndodhnin disa aksidente që firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale Skuraj – Peshkopi të ndërhyjë në segmentin e fshatit Peladhi.
Pas lajmeve të transmetuara në “Mat Televizion”, më në fund firma Alko-Impex ka nisur riparimin e pjesës së dëmtuar në fshatin Peladhi të Bulqizës. Siç duket nga pamjet po bëhet gërryerja e pjesës së prishur dhe do të bëhet hedhja e shtresës së plotë.
Ky segment rruge ishte bërë i rrezikshëm për të gjithë drejtuesit e mjeteve pasi duke shmangur pjesët e prishura dinlin në anën e kundërt të lëvizjes duke u bërë burim aksidenti.herën e fundit këtu u përplasën 4 automjeteve radhazi duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe disa të plagosur.
Por ajo që bie në sy është ndërhyrja pasi janë bërë vijëzimet e bardha. Pak ditë më parë u ribë sinjalistika vertikale në këtë segment rruge, në vend që të ishte bërë ndërhyrja e vijëzimet më pas.
Megjithatë, e rëndësishme mbetet ndërhyrja dhe të mos ketë më aksidente në këtë segment të rrugës nacionale