Është rihapur sot pas katër muajsh dogana e Bllatës. Qytetarët shqiptar e ato të Maqedonisë së Veriut kanë nisur menjëherë lëvizjen në të dy anët. Për shkak edhe të lidhjeve miqësore që kanë dy dibrat, fluksi ka qenë paska i lartë.

Megjithatë në të dy anët e kufirit, qytetarët thonë se nuk kanë patur probleme, ndërsa i janë nënshtruar kontrolleve shëndetësore sipas protokollit të vendosur nga institucionet shtetërore. Pas katër muajsh janë rikthyer për vizitë tek familjet e tyre edhe vajzat e martuara në shtetin fqinj, por ka edhe nga ata qytetar të Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut që kanë hyrë në vendin tonë për të takuar miq e shokë të cilët kishin katër muaj pa i parë.

Vetë qytetarët që kanë kaluar në të dy anët e kufirit janë të frikësuar nga prezenca e virusit corona, por janë të ndërgjegjshëm që duhet të zbatojnë masat për tu mbrojtur nga ky virus.