Pas fitores në Mat, Malaj: Mirënjohje për çdo matjan dhe urime kryetarit të ri Altin Bojni

Pas fitores në Mat, Malaj: Mirënjohje për çdo matjan dhe urime kryetarit të ri Altin Bojni
Të dashur matjanë 🤗 Dua të falënderoj secilin nga ju me gjithë zemër për besimin e madh që i dhatë Partisë Socialiste dhe kandidatit tonë Altin Bojni në këto zgjedhje. Kjo fitore është e juaja dhe e çdo familje matjane që besoi në rrugën e zhvillimit, të punës dhe të ndershmërisë. Një falënderim të posaçëm për Kryeministrin Edi Rama, i cili i ka qëndruar gjithmonë pranë Matit dhe që beson fort në potencialin e kësaj bashkie. Faleminderit Zëvendëskryeministres Belinda Balluku për përkushtimin dhe për mbështetjen konkrete që i ka dhënë çdo projekti në Mat dhe në të gjithë qarkun e Dibrës. Faleminderit për angazhimin e palodhur Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Blendi Klosi, që drejton qarkun tonë edhe në këtë fushatë. Falënderime të veçanta për Kryetarin e Partisë Socialiste të Matit, Hasan M. Pasha, për punën, organizimin, bashkimin dhe frymën e ekipit që i dha kësaj fushate. Dua të falënderoj me gjithë zemër të rinjtë dhe të rejat që u angazhuan me pasion e me besim në këtë fushatë. Ju jeni garancia që Matin e pret një e ardhme e ndritur. Energjia dhe idealizmi juaj janë frymëzimi më i madh për mua dhe për gjithë ekipin tonë. Një falënderim i madh shkon edhe për bashkatdhetarët tanë në diasporë për matjanët që lanë punën dhe jetën e përditshme jashtë vendit, për t’u kthyer e për të votuar këtu, në vendlindjen e tyre. Ky është një gjest dashurie dhe përgjegjësie që tregon se Matit nuk i mungon asnjëherë zemra dhe krenaria. Së fundmi, urime Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Mat, Altin Bojni për fushatën qytetare dhe model të zhvilluar. Mbi të gjitha urime për fitoren. Jam i bindur që do të jesh një drejtues i drejtë dhe në lartësinë e besimit dhe përgjegjësisë që të dhanë matjanët. Së bashku do ta çojmë përpara punën e mirë dhe do të ndërtojmë një Mat që rritet me dinjitet! Faleminderit nga ❤️