
Pas lajmit te transmetuar të enjten në Mat Tv per rrugen nacionale Klos-Bulqize, nuk vonoi as 24 orë dhe firma kontraktore per kete segmet rrugor ka marre masa per mbushjen e një pjese të gropave me asflalt.
Lidhur me këtë punë të bërë drejtuesit e mjeteve falenderojne Mat Televizion per sensibilizimin e institucioneve përgjegjëse përmes difuzionit të lajmeve që transmeton. Por për drejtuesit e mjeteve, kjo nuk eshte nje zgjidhje afatgjate sepse vetem disa gropa jane te mbushura dhe te tjerat jane lënë ashtu siç ishin.
Sipas të intervistuarve, per rikonstruksionin e rruges, vendosjen e sinjalistikes, mbrojteset anesore metalike, po merren miliona leke dhe asgje nuk po behet realitet edhe pse ato jane taksapagues te rregullt.
Segmenti nacional Klos- Bulqize përveç gropa te shumta që mbart, është i rrezikshëm edhe nga rreshqitjet e gureve nga shpati i malit kur ka reshje shiu. Drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga Klos-Bulqizë eshte rrugë skandaloze edhe pas mbushjes se një pjese të gropave nga firma kontraktore.
Sink drejtuesit e mjeteve
Për të gjithë përdoruesit e rrugës Klos-Bulqizë informojmë se mbushja e gropave ka nisur aktualisht nga Klosi në drejtim të Bulqizës.