Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ‘zbarkuar’ në Bashkinë e Bulqizës. Kjo “mësymje” ka ardhur pas urdhër arrestit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kryebashkiakun Lefter Alla. Oficerët kanë sekuestruar një kompjuter dhe disa dosje nga kjo bashki.

Kryebashkiaku i PS-së në Bulqizë, Lefter Alla u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK. Bashkë me të ndërkohë janë shoqëruar edhe 12 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Alla akuzohet për shpërdorim detyre dhe se ka kryer abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.