Pak ditë pas aksionit të SPAK në Bashkinë e Lushnjes ku u arrestua kryebashkiaku Fatos Tushe dhe 10 zyrtarë, kryeministri Edi Rama mbledh sot kryetarët e bashkive.

Takimi do të nisë në orën 12:00 në Kryeministri. Në fokus të takimit mësohet se do të jetë kontrolli i territorit në 61 bashkitë e vendit dhe zbatimi i ligjit në të gjithë vendin.

Pas ngjarjeve të fundit me pasoja të rënda si konflikti me 4 të vrarë në Velipojë për rërën e plazhit apo edhe përplasja me armë zjarri në Sarandë, në një lokal nate që ushtronte veprimtarinë në shkelje me ligjin, kryeministri Rama ka kërkuar nga drejtuesit vendorë të marrin masa të menjëhershme.




Një ditë më parë, kreu i qeverisë shkundi policinë e shtetit, duke iu lënë një afat 100 ditor për reformimin e drejtorive rajonale dhe zbulimin e efektivëve që dekonspirojnë Policinë e Shtetit.