Pas aksidentit me 1 viktimë, firma kujtohet të rregullojë urën e Pesëjakës në Maqellarë

0
4

Një 28 vjeçar humbi jetën me 3 Janar të këtij viti teksa makina në të cilën ishte pasagjer u përplas me barrierën metalike anësore në afërsi të urës së Pesëjakës në Maqellarë të Dibrës. Mjeti në të cilin ishin katër të rinj që po udhëtonin në drejtim të Peshkopisë, u përplas pikërisht në këto barriera dhe përfundoi në një arë. Për pasojë humbi jetën 28 vjeçari Edison Hamzaj i cili ndodhej në pjesën e pasme të mjetit. Ndërkohë, shkak i humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit dyshohet se ka qenë dëmtimi i gominave në hyrje e dalje të urës së Pesëjakës. Vetë pas këtij aksidenti fatal, firma mirëmbajtëse e rrugës nacionale është kujtuar që të riparojë gominat bashkuese të urës. Drejtuesit e mjeteve thonë se instancat nuk duhet të presin që të ketë humbje jete në rrugë për të përmirësuar gjendjen e rrugës apo të sinjalistikës.
Në këtë zonë kanë humbur jetën disa persona si pasojë e aksidenteve të ndodhura ndër vite.