
Një muaj pas dy aksidenteve tragjike të ndodhura në rrugën e Arbrit në Gjoricë të Bulqizës, ka nisur puna për plotësimin e sigurisë rrugore në këtë segment. Në urën pranë rrethrrotullimit në Çerenec, me 31 Dhjetor të vitit të kaluar humbi jetën tragjikisht një 24 vjeçar i cili doli nga rruga dhe përfundoi në zall. Pak ditë më vonë, në hyrje të fshatit Gkoricë humbën jetën tre persona pasi dy automjete u përfshinë në aksident. Këto tragjedi kanë detyruar kompaninë të rrisë sigurinë dhe të vendosë mbrojtëse metalike edhe në anën e Zallit të Bulqizës ku ishte hedhur dhe në vend të pjesëve metalike. Për specialistët e rrugëve barrierat metalike anësore kanë një rol shumë të madh në mbrojtjen e jetës së udhëtarëve që aksidentohen gjatë qarkullimit në rrugë.
Në ditët e para të Janarit të këtij viti në hyrje të fshatit Bulqizë humbën jetën tragjikisht tre persona pasi makina me të cilën ata udhëtonin u godit nga një tjetër mjet që vinte nga Maqellara në drejtim të Bulqizës.