Partia Socialiste nis procesin zgjedhor të brendshëm, priten vendime nga qeveria
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë Kryesinë e Partisë Socialiste. Paralelisht, sot në orën 12:00 pritet të mblidhet edhe qeveria, ndërsa në përfundim të saj, ministrat do të komunikojnë vendimet e miratuara.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, deputeti Blendi Klosi theksoi se partia do të nisë procesin zgjedhor në të gjithë strukturën e saj vendore. Klosi bëri të ditur se rivlerësimi në anëtarësi do të kryhet më 12 qershor, ditën kur Partia Socialiste feston 35-vjetorin e saj.