Parlamenti Nën Masat e Rrepta të Sigurisë Para Seancës Plenare me Tension
Pak orë para seancës plenare, ku demokratët do të protestojnë brenda dhe jashtë sallës së seancave, Parlamenti ka kaluar në masa të përforcuara të sigurisë.
Godina është rrethuar me kordon metalik si masë paraprake për protestën e PD.
Ligjvënësit socialistë mësohet se do të nxitojnë të parët për të shkuar në seancë, për të shmangur protestuesit e opozitës, të cilët janë thirrur për të rrethuar Parlamentin në orën 10:00. Në të njëjtën kohë, brenda sallës mazhoranca dhe opozita do të përplasen ashpër për kërkesën e SPAK që këmbëngul në heqjen e lirisë së Belinda Ballukut.