Paralajmërimi i fortë i ekspertëve britanikë: Vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur…

0
4

Pak nga pak, vendet që kanë mundur të ulin kurbën e infektimit nga koronavirusi po i kthehen një normaliteti të ri, ku duhen respektuar disa masa sigurie si përdorimi i maskës, distancimi social dhe larja e shpeshtë e duarve. Por, kthimi në aktivitetin normal vendos në rrezik të gjithë sakrificën e bërë deri më sot.

Sipas drejtorit i Përgjithshëm te Shëndetit në Francë, vendi i tij duhet të përgatitet për një valë të dytë në verë. “Duhet të përgatitemi për një shpërthim tjetër sepse virusi po qarkullon”, tha Salomon. Por, a do të kthehet karantina në rast se ka një valë të dytë? Plani i qeverisë franceze nuk e parashikon diçka të tillë. “Nuk do të kthehemi në karantinë siç bëmë në mars sepse nuk do ta përballonim në aspektin social dhe ekonomik. Nëse do të jetë e nevojshme, do ta kthejmë karantinën me zona”, tha kryeministri francez.

Ndërsa ekspertet britanike të shëndetësisë paralajmerojnë se vala e dytë e koronavirusit do të mbërrijë kur temperaturat të bien në 4 gradë celsius në dimër. Zyrtarët vendas se një rritje e numrit të infektimeve atëherë mund të çojë në një mbyllje të dytë të vendit, e kjo në kohën kur ekonomia e goditur rëndë prej pandemisë apo ka nisur të marrë veten.

Një anëtar i grupit Këshillimor Shkencor për Emergjencat në Britania tha se besohet gjerësisht që virusi i “pëlqen” temperatura 4 gradë Celsius, e kjo mund të shpjegojë përhapjen e shpejtë të tij në shkurt e mars. “Për momentin mund ta kalojmë më lehtë se është verë.Por është e rëndësishme që njerëzit të përgatiten për sfidat që do të sjellë dimri”, u shpreh ai.

Gjatë krizës se koronavirusit, afro nëntë milionë punëtorë, ose më shumë se një e katërta e fuqisë totale punëtore, i humben përkohësisht vendet e punës në Britani. Kjo i ka kushtuar shtetit mbi 24 miliardë paund.

Vetë kryeministri Boris Johnson ka qenë i infektuar me koronavirus dhe për shërimin e tij është dashur të qëndrojë në kujdes intensiv.