Pandemia “ndihmon” në shitjen e të gjithë prodhimit të mollëve në Gjoricë

0
7

Prej vitesh fermerët e prodhimit të mollëve në Gjoricë të Bulqizës por edhe në të gjithë Dibrën shumicën e prodhimeve të tyre i hidhnin në lum për shkak të mungesës së shitjes. Por këtë vit ka qenë ndryshe për dhjetra prodhues. Ata jo vetëm që nuk iu janë kalbur prodhimet, por i kanë shitur të gjitha. Fadil Kaja fermer në Gjoricë të Bulqizës thotë se shkak për shitjen e prodhimeve të sivjetshme është bërë koronavirusi i cili me mbylljen e doganave, mbylli edhe importin duke bërë që prodhimi vendës të shitet i gjithi. Ndërkohë një tjetër fermer i prodhimit të Mollës, Sokol Kaja thotë se prodhimet e vitit të kaluar u shitën të gjitha në Mars, ndoëse me një çmim jo të lartë, 30 lekë për kilogram, sot edhe ata vetë e blejnë mollën me 150 lekë për kilogram. Bulqiza dhe Dibra numërojnë me qindra hektarë pemtari molle dhe vijnë pas Korçës për prodhimin më të madh të këtij fruit në vendin tonë.