Ballina AKTUALITET “Pandemia mund të kthehet në kërcënim më të madh javët në vijim”,...

“Pandemia mund të kthehet në kërcënim më të madh javët në vijim”, Meta apelon për strategji me protokolle të mirëpërcaktuara

0

Presidenti Ilir Meta, gjatë komunikimit të tij të përjavshëm me gazetarët, bëri thirrje për një “strategji me protokolle të mirëpërcaktuara për ndalimin e përhapjes” së koronavirusit në vendin tonë.

“Duhet reflektim nga të gjithë, duhet një strategji me protokolle të mirëpërcaktuara për ndalimin e përhapjes së kësaj pandemie. Covid-19 mund të kthehet në një kërcënim më të madh në ditët dhe javët që vijnë”, tha Meta.

Presidenti kërkoi edhe nga qytetarët një sjellje më të kujdesshme: “Nëse do të jetë e nevojshme, do të zhvillohet një mbledhje e Komitetit të Sigurisë Kombëtare. Por, në çdo rast, mendoj se qytetarët duhet të sillen në mënyrë më të kujdesshme për shëndetin e tyre dhe familjarëve e miqve të tyre. Duket që ka një shkujdesje që ka sjellë përkeqësim të treguesve dhe kjo nuk na ndihmon që të hapemi me vendet e tjera”.

Exit mobile version