Paloka: Rama e ka vendin në burg, pas 25 Prillit

0

Anëtarësia e Partisë Demokratike në Qarkun Dibër votoI këtë të shtunë për emrat që do të përbëjnë listën e kandidatëve të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të ardhshëm. Procesi i votimit ka nisur në të tre degët, Mat, Bulqizë e Dibër që në orën 10:00 ku çdo anëtarë ka patur mundësinë që në listën e emrave të dalë nga procesi i parë i përzgjedhjes nëpërmjet komisionit, të votojnë një emër që duan që ai të mos jetë kandidat ose të aprovojnë të gjithë emrat në listë. Anëtarët e PD të Matit votuan listën me 7 emra të ardhur pas procesit të parë të vlerësimit të propozimeve të bazës nga komisioni. Mes emrave në këtë garë janë edhe dy ish kryebashkiakët Basir Çupa e Nezir Rizvani, ish deputetja Dhurata Çupi, Kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në PD Kreshnik Çollaku, kryetarja e forumit Rinor, Denisa Vata, anëtaret e kryesisë së degës Dea Kaziu dhe Lindita Doda. Anëtarët e PD dega Bulqizë votuan për Bardhyl Rama, Durim Balla, Edmond Isaku, Fllanxa Losha, Muis Llanaj dhe Petrit Doda. Anëtarësia e dibrës votoi për Agron Qoku, Albert Kojku, Bajram Balliu, Ilir Hysa, Jeton Kaloshi, Luan Haka, Mirela Mazari, Nehat Çollaku dhe Xhemal Gjunkshi. Procesi i votimit u monitorua nga përfaqësues të lartë të PDSH, ku në Mat ishte Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi, në Bulqizë, Nënkryetari Edi Paloka dhe në Dibër, Nënkryetari Edmond Spaho. Nga Bulqiza, nënkryetari Edi Paloka tha se zgjedhjet po shkojnë normalisht dhe se Rama pas datës 25 Prill, jo vetëm nuk do të jetë më kryeministër, por do të jetë në burg.
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare qarku i Dibrës do të përfaqësohet në parlament me 5 deputet, pasi një deputet ju hoq për shkak të uljes së numrit të popullsisë nga vitit 2017 e deri tani.