Pal Bib Daçi nga sot do të jetë “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat (pas vdekjes). Nëpërmjet një ceremonie të veçantë i është dorëzuar familjes Daçi ky titull i miratuar nga Këshilli Bashkiak Mat, me motivacionin: “Për kontributin në lëvizjen e novatorëve e racionalizatorëve, duke mobilizuar të gjitha energjitë mendore e fizike për prodhimin e makinerive e paisjeve të reja, shtimin e prodhimit, mekanizimit, proceseve në përmirësimin e teknologjisë, rritjen e rendimentit, si dhe për vlera të larta morale e qytetare gjatë gjithë jetës së tij”. Vendimin e këshillit bashkiak e lexoi kryetarja Elisa Gjasta ndërsa dorëzimin e pllakadës familjes e bëri Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj.
Më pas ishin të pranishëm të tjerë që kujtuan jetën dhe punën e Pal Bib Daçiut për më shumë se 3 dekada në ish SMT.