Burrel. U aksidentua pasi ishte në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., 66 vjeç, banues në Mamurras, pasi në aksin rrugor “Burrel-Shkopet”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg.l, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës