Vidhet tranformatori i energjisë elektrike në Zenisht, banorët: Policia duhet të patrullojë natën
Më shumë se 160 familje në fshatin Zenisht të Bashkisë Mat janë pa energji elektrike prej afro 24 orësh. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e energjisë elektrike të këtij fshati mbrëmjen e së dielës. Transformatori i këtij fshati ndodhet vetëm 5 metra larg rrugës Ura e Matit – Rrëshen, ndërsa