Revoltohen drejtuesit e mjeteve: Pse nuk merren masa për rrugën nacionale Klos-Bulqizë
Mosmarrja e masave për riparimin e një pjese rruge të dëmtuar rëndë në fshatin Kloskatund të Bashkisë së Klosit, ka revoltuar drejtuesit e automjeteve që e përdorin segmentin nacional Klos – Bulqizë. Prishja e rrugës këtu është bërë vazhdimisht problem mediatik, por nga ana e autoriteteve nuk është marrë asnjë masë.