Mjegulla krijon probleme në qarkullim tek rruga nacionale Bulqizë – Klos
Mjegulla e dendur ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve gjatë gjithë ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Klos. Më problematike situata ka qenë nga pishat në Fushë Bulqizë deri në fshatin Plan i Bardhë. Prania e madhe e mjegullës ka rrezikuar drejtuesit e mjeteve që të shkaktojnë aksidente.