Pa rrugë dhe pa ujë, banorët e Gurrës së madhe ndihen të harruar

0
5

s Dhjetra familje në fshatin Gurrë e Madhe në Bashkinë e Klosit janë pa ujë vaditës prej vitesh. Banorët e këtij fshati thonë se për pak investim, kanali vaditës i tyre është jashtë funksioni. E njëjta situatë është edhe me ujin e pijshëm. Banorët shprehen se nevojat më bazike të tyre nuk po plotësohen e në këto kushte jeta e tyre aty bëhet shumë e vështirë. Ata shprehen se edhe rruga e fshatit të tyre është me shumë probleme, pasi në disa segmente është gati e pakalueshme. vetëm pak metra janë shtruar me beton në disa malore, por pjesa tjetër vijon të jetë problematike për drejtuesit e mjeteve. Banorët kërkojnë që edhe në fshatin të tyre të investohet dhe pushtetarët aty të mos shkojnë vetëm në fushata elektorale.