Pas heshtjes së qeverisë dhe kompanisë punëtorët e stacionit të pompimit të naftës vendosin të hyjnë në grevë urie. Sot këtë akt ekstrem e kanë ndërmarrë 7 punëtorë ndërsa pritet tu bashkohen dhe kolegët e tjerë.
Ky akt eshte marrë edhe pas defektit të djeshem dhe kercenimet qe kane marre rreth ores 12 e 30.

Për shkak të mbingarkesës ka rene njëri prej filterave i quajtur si filteri i Klosit i cili mbulon me energji elektrike fshatrat Klos Hekal Roms dhe Mollaj si edhe puset e naftës te Albpetrolit .
Punetoret nenstacionit te pompimit jane njoftuar per mungeses e energjise elektrike por ata nuk nderhyjne.
Kjo per shkak te mos marrjes pergjigje nga instancat perkatese ku te henen e kesaj jave ata organizuan edhe proteste per mungesen e 27 pagave te pamarra.
Nga data 10 shkurt 2020 punetoret jane thjesht roje pasi nuk mund te braktisin vendin e punes pasi denohen me ligj.