Gjatë luftës së Kosovës shumë familje shqiptare kanë kontribuar me forma të ndryshme në ndihmë të Ushtrisë Çlirimtare. Një prej këtyre familjeve është edhe ajo e Osman Keshit nga fshati Majtarë e Njësisë Administrative Maqellarë në Dibër. Zona Operative e Karadakut pati zi bazë lufte pikërisht banesën e familjes Keshi. Sot pas më shumë se 21 vitesh nga përfundimi i luftës në Kosovë, Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderoi me mirënjohje familjen Keshi për kontributin e dhënë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ish Komandanti i Batalionit 171 në Zonën Operative të Karadakut, Njazi Miftari tha se kontributi i familjes Keshi gjatë luftës së Kosovës është i paçmuar.
Të pranishëm në këtë ceremoni, Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu dhe Zëvendëskryetarja e Bashkisë Dibër, Denisa Basha, falenderuan miqt nga Kosova për vlerësimin që i kanë bërë familjes Keshi.
Në emër të Organizatës së Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega Gjilan, lexoi vendimin përfaqësuesi i kësaj organizate.
Më pas u zbulua pllakada që tregon se banesa e familjes Keshi ishte bazë e UÇK-së Zona Operative e Karadakut. Ndërkohë në emër të familjes përshëndeti Zija Keshi.