OSHEE sqaron se çfarë ndodhi tek Kuvendi, ku paraditen e sotme u ndërpre energjia elektrike për disa minuta teksa ka publikuar dhe video ku duket masa në kabinën elektrike që mbulon zonën.
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të shkëndijës elektrike (duke shkaktuar zjarr), në kabinën private, OSHEE stakoi linjën që furnizon zonën përreth për masë sigurie. “Ndërkohë, manovruam duke rikthyer energjinë për zonën përmes linjës së dytë”, deklaron OSHEE.https://www.youtube.com/embed/XbYmYG21oXw?feature=oembed