Ndonëse ka një javë që është mbyllur procesi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, qytetarët e Bulqizës e komentojnë në mënyra të ndryshme këtë proces zgjedhor. Pothuajse të gjithë vlerësojnë qetësinë me të cilën u zhvillua ky proces, ku nuk pati asnjë incident në Qarkun e Dibrës. Sa i përket rezultateve dhe kontestimeve të paszgjedhjeve, qytetarët ndajnë opinione të ndryshme. Ata shprehen se për akuzat e ngritura duhet të hetojnë organet kompetente, pasi zkuza të tilla janë bërë gjithmonë nga palët që kanë humbur zgjedhjet në vendin tonë.