![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
Dhjetra banorë të fshatit Vajkal në Bulqizë kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e fshatit të tyre. Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të fshatit të tyre të mos preket për shfrytëzim. Banorët akuzojnë pushtetin vendor në Bulqizë i cili sipas tyre ju ka dhënë hapsirë firmave të ndryshme të shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës. ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Vajkalit, siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi.
Rezistenca e banorëve dy vite më parë të fshatrave Dushaj, Kodra e Danit, Koçaj e Kokërdhok bëri që të mos lejohej prerja e pyjeve në vendin e quajtur “Sheshe Bulqizë”.