Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli një ditë më parë person të padëshirueshëm për të hyrë në Amerikë ish kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ngjallur debat publik, ku nuk ka lënë pa përfshirë edhe qytetarët. Qytetarët e Klosit ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje, duke e komentuar si një padrejtësi ndaj tij, por edhe si një shembull që duhet ndjekur edhe për politikan të tjerë.

Sali Berisha është politikani më i lartë i shpallur nongrata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që deri tani ky vendim ka prekur ish prokuror, gjyqtarë e kryetar bashkishë.