Rekamë

Rritja e çmimeve ka prekur direkt shtresën e mesme dhe të ulët të shoqërisë. Ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët dhe familjet me pak të ardhura janë më të goditurit nga rritja e fundit e çmimeve të karburanteve dhe efektet që kanë këto tek produktet e tjera. Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, për banorët e Maqellarës në Dibër, jetesa do të bëhet e papërballueshme pasi të ardhurat janë po ato që marrin edhe sot. Sipas banorëve të intervistuar, rritja e çmimeve duhet të shoqërohet direkt me rritjen e ndihmës ekonomike, të pensioneve dhe pagave, në të kundërt pasojat do të jenë të rënda.

Ndërkohë, edhe bizneset janë të rriskuar nga rritja e çmimeve. Bari Muça thotë se aktualisht lista e borxheve ka shkuar në 5 milion lekë të vjetra, ndërsa me rritjen e çmimeve të tjera, borxhi ndaj tij pritet të shtohet duke e çuar deri në faliment biznesin e tij.