
Qytetarët e Bulqizës si duket janë ambjentuar tashmë me situatën e krijuar nga pandemia Covid-19. Me gjithë numrin në rritje çdo ditë të të infektuarve nga koronavirusi, qytetarët bulqizakë thonë se tashmë situata ju duket normale megjithëse duhet bërë kujdes. Ata shprehen se shkojnë në spital për vizita pa patur frikë se infektohen, por nuk lënë pasdore edhe përdorimin e maskës kur shkojnë atje. Por ka nga ata qytetar që ndjehen të frikësuar që mund të infektohen dhe mundohen t’i shmangen spitalit.
Mjeku Pneumolog në spitalin e Bulqizës, Fatos Hoxha thotë se është e logjikshme rritja e rasteve të të infektuarve me Covid-19 pas rihapjes që ju bë vendit. Hoxha këshillon qytetarët që të zbatojnë rregullat e mbrojtjes anti-covid dhe të mos e neglizhojnë aspak. Nga ana tjetër ai shprehet se të dyshuarit që vijnë për shërbim vizitohen jashtë ambjenteve të spitalit në çadrën e vendosur aty.
Edhe në Bulqizë ka patur shumë raste të të infektuarish me Covid-19, nga fillimi i pandemisë.