Opinione/ Cfarë mendoni pë një karantinim të dytë? Ja si përgjigjen dibranët

0

Nga e Mërkura e 11 Nëntorit të gjitha baret dhe restorantet në të gjithë vendin do të mbyllen që në orën 22:00 të mbrëmjes e deri në orën 6:00 të mëngjesit pasardhës. Qytetarët e Peshkiopisë ndajnë mendime të ndryshme në lidhje me këtë vendim të marrë nga Komiteti i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë. Vetë qytetarët shprehen se nuk ka më shumë grumbullime natën se gjatë ditës, ndaj dhe kjo nuk do të ketë efekt sipas tyre. Qytetarët shprehen se edhe ky vendim duhej të kishte diferencime pasi në qytete të vogëla nuk bëhet jetë nate pasi nuk ka klube të tilla.
Në qytete si Peshkopia qytetarët futen në banesa jo në orën 22:00, por pak a shumë që në orën 20:00.