Rekamë

Qeveria ka lajmëruar se nga dita e Enjte e 15 Tetorit të gjithë qytetarët janë të detyruar të mbajnë maska anti-covid jo vetëm në ambjente të mbyllura, por edhe në rrugë. Vetë kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se nëse vendimi nuk zbatohet qytetarët do të gjobiten e gjoba do të paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike. Qytetarët e Klosit janë me mendime të ndryshme sa i përket këtij vendimi. Shumë prej tyre e pranojnë pa kushte, por ka të tjerë që shprehen se jo vetëm sipas tyre nuk është efektive pasi lejohet qëndrimi në bare e restorante pa maskë dhe duhet vendosur kur lëviz në këmbë, por dhe është e pamundur që të përballojnë koston pasi janë të papunë.
Nga Dita e Enjte datë 15 Tetor, në të gjithë vendin qytetarët duhet të mbajnë maskë, qoftë edhe nëse janë në ambjente të hapura duke lëvizur në këmbë.