Opinion, pensionistët: pensioni nuk na mjafton për ilaçe e jo më për pushime

Opinion, pensionistët: pensioni nuk na mjafton për ilaçe e jo më për pushime

Pensionistët e Dibrës as nuk e mendojnë të shkojnë për pushime në bregdet. Ata thonë se pensioni që marrin nuk ju mjafton as për ilaçe e jo më të shkojnë me pushime. Sipas pensionistëve, vlera e pensionit është qesharake në krahasim me shpenzimet, ndaj dhe nuk mendojnë që të shkojnë të pushojnë diku. Pjesa më e madhe e tyre, muajt e nxehtë të verës thonë se do t’i kalojë pranë familjeve, ndërsa shumë pak do të zgjedhin malin për të kaluar disa ditë larg zhurmës së përditshme të qytetit. Pensionistët e Dibrës kërkojnë rritje më të madhe të pensionit dhe të kalojnë një pleqëri të dinjiteshme e jo të presin çdo gjë nga fëmijët e tyre, por shteti – thonë ata, duhet të mendojë për ne.