Operacioni i SPAK kundër grupit të trafikantëve të drogës, Policia ekzekuton 6 masa sigurie!
Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga operacioni “OROLOGI” në bashkëpunim me BKH, Forcën e Posaçme Operacionale dhe disa drejtori vendore policie në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.
Operacioni çoi në arrestimin e 6 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një tjetri, të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me trafikim të lëndëve narkotike dhe aktivitete të tjera kriminale.
Uniformat blu bëjnë me dije se kanë ekzekutuar 6 masa sigurie “arrest me burg”:
– A. H., 42 vjeç, banues në Tiranë
– E. N., 44 vjeç, banues në Tiranë
– P. D., 53 vjeç, banues në Durrës (në paraburgim në IEVP “Jordan Misja”)
– K. H., 37 vjeç, banues në Tiranë
– E. A. (alias E. D., alias A. D.), 39 vjeç, banues në Elbasan (në paraburgim)
– I. Ll., 39 vjeç, banues në Elbasan
Ndërkohë, D. P. (alias D. B., alias E. S.), 38 vjeç, banues në Vlorë, është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjet gjatë operacionit.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan:
– 3 armë zjarri të llojit pistoletë
– 43,470 euro dhe 5,000 franga zvicerane në para cash
– 3 automjete luksoze, përfshirë një Mercedes Benz AMG G63
– 1 skaf luksoz i markës “Hull Ëorks Sarock 40”, prodhim i vitit 2025
– 2 orë të shtrenjta – një Rolex model 126613LN dhe një Richard Mille McLaren RM50-03/68
– 16 celularë të markave iPhone dhe Samsung
– 19 karta bankare ndërkombëtare në emër të të dyshuarve
– Dokumente bankare dhe llogari financiare në Emiratet e Bashkuara, Gjermani, Itali dhe Panama
– 1 dron, 8 hard disqe Hikvision me kapacitet 6TB secili
– Sende të tjera me vlerë që pritet të ndihmojnë hetimin.