Operacionalja aksion në Qarkun Dibër, ndëshkime shkelësve të kodit rrugor

Operacionalja aksion në Qarkun Dibër, ndëshkime shkelësve të kodit rrugor

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore në varësi të Drejtorisë së Policisë Rrugore u ndal këtë të enjte në Qarkun Dibër. Dhjetra drejtues mjetesh janë ndëshkuar për shkelje të ndryshme të kodit rrugor.

Aksioni u zhvillua në rrugën e Arbrit Bulqizë dhe në pikat e zeza të rrugëve të tjera nacionale ku ka patur aksidente sëfundmi.

Dhjetra drejtues mjetesh u ndëshkuan me masa administrative gjatë monitorimit me pajisje inteligjente si Dron, Radar dhe alkooltestues.

120 drejtues mjetesh që lëviznin me shpejtësi tej normës së lejuar ranë në objektivin e radarit të njësisë operacionale, 28 parakalime të gabuara u konstatuan me pajisjen Dron si dhe disa drejtues mjetesh kryesisht të transportit publik u testuan për përdorim alkooli.

Oficerët e Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore ndëshkuan me masë administrative 81 drejtues mjetesh për përdorim telefoni gjatë vozitjes dhe mosvendosje të rripit të sigurimit.

Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore do të vijojë aksionin e ndërgjegjësimit të zbatimit të kodit rrugor, por edhe ndëshkimin e shkelësve që përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore në të gjithë vendin.