‘Open Balkan’/ Çollaku: Problem jo motivi ekonomik, Kosova rrezikon shtetësinë, Serbia dora e zgjatur e Rusisë 
Deputeti Kreshnik Çollaku në një lidhje skype në MCN Live ka komentuar atë se cfarë prodhoi “open Balkan” të cilin e barazoi me thënien “shumë zhurmë për asgjë”.
Ai tha se edhe tre vendet pjesë e këtij samiti nuk kanë konsensus, pasi i vetmi i vetmi vend që e mbështet Open Balkan plotësisht është Serbia.
Si përherë shumë zhurmë për asgjë. Shumë zhurmë për produktivitetin. Imagjinoni një samit me tre kryeministra një vëzhgues që hap debat dhe polemika dhe produkti është tre memorandume dhe një marrëveshje për diplomat. Nuk ka vetëm zëra kundër sepse nga tre anëtarë të Open Balkan nuk ka konsensus, ku Maqedonia e Veriut e mbështet, qeveria ndërsa presidenti ka rezerva, në Shqipëri e kundërshton opozita, i vetmi mbështetës i Open Balkan është Serbia. As mes tyre s’ka konsensus. Edhe kjo bashkimi i Malit të Zi, por duhet të kuptojmë se Abazoviç ka kontroll vetëm 4 vota në parlament dhe presidenti është kundër Open Balkan dhe ai është vetëm vëzhgues, e njëjta situatë dhe në Bosnjë. Pastaj mos të flasim për Kosovën që është totalisht kundër saj. Mendoj se për këto arsye Shqipëria duhet ti thotë mjaft kësaj nisme që fuqizon Serbinë.
Ndërsa duke u ndalur te deklaratat e Eskobar, mesazhin e tij në samit, kur tha se rajoni duhet të jetë bashkuar dhe se kjo nismë nuk është politike por ekonomike, Çollaku tha se ai vendosi kornizat e suksesit të kësaj nisme, duke shfryrë propagandën dhe manipulimin me të cilin Vucic dhe Rama po mundoheshin ti jepnin kësaj nisme.
Problemi është të mos ndjekim retorikën e Ramës por të kuptojmë thelbin. Escobar shfryu propagandën dhe manipulimin me të cilin Vuçiç dhe Rama po mundoheshin ti jepnin kësaj nisme. Vuçiç deklaroi se përmes kësaj nisme Ballkani është i ballkanasve. Rama në tiranë e kualifikoi si planin B, një Ballkan i ballkanasve, në rast se BE nuk hap derën. Kjo është qartësisht një Ballkan neutral që i thotë jo perëndimit, BE. U paraqit si një lloj Evrope e dytë dhe këtë çmontoi Escobar. Në asnjë rast ai nuk përmendi fjalën Open Ballkan, por iu referua Ballkanit perëndimor. Korniza e suksesit është kur janë të përfshira të 6 vendet dhe në kushte të barabarta dhe kjo nuk ekziston. Kjo lojë është fund sepse nëse Vuçiç me Ramën përdor trukun e Open Ballkan për të zvarritur njohjen e Kosovës kjo është një lojë që do të mbyllet dhe besoj se SHBA nuk do ti tolerojë hapësira të tilla Vuçiç. Ky është motivi që Kosova refuzon të shkojë. Në letrën e Kurtit deklarohet e Serbia po pengon të drejtat e qytetarëve të Kosovës, i rrezikon shtetësinë dhe kjo është e turpshme, Shqipëria duhet të mbajë distancë ndaj iniciativave të tilla.
Më tej duke komentuar deklaratën e Vuçiç kur tha se nuk ndjehet i turpëruar nga marrëdhënia me Rusinë, deputeti tha se Serbia është dora e shtrirë e Rusisë në Ballkan. Ai tha se mesazhi i Ramës në atë samit ishte i qartë se fati i Kosovës nuk i intereson.
Ka 3 vjet që ambasada ruse lobon pse nuk njihni Open Balkan. Problemi i Lavrov është mbyllja e Ballkanit sepse ai do një Ballkan të hapur sepse vetëm një Ballkan i hapur lejon të influencojë përmes Serbisë. Nuk është motivi ekonomik, thelbi i krizës në Ballkan është roli i Serbisë mbi popujt e tjerë dhe kjo nismë është njëlloj ambalazhi me forma të ndryshme. Është një jugosllavi e re me gjithë Serbinë. Nuk jemi kundër bashkëpunimit ekonomik, por kundër kontrollit të Serbisë. Serbia është dora e zgjatur e Rusisë në Ballkan. Kosova këtë e di mjaft mirë sepse rrezikohet drejtpërdrejtë nga fuqizimi i Serbisë. Kosova është prioritet i politikës sonë të jashtme dhe nuk mund ta braktisim në këtë mënyrë. Mesazhi i Ramës në atë samit ishte që fati i Kosovës nuk i intereson. Open Ballkan cënon shtetësinë e Kosovës, dhe ne nuk mund të jemi kaq indiferentë ndaj shqetësimit të Kosovës gjysmës së kombit edhe sikur open Ballkan të na zbriste parajsën e ekonomisë. Nuk është motivi ekonomik problemi i Open Ballkan, por hegjemonia e Serbisë. Përfitimet ekonomike janë shumë të vogla në krahasim me ato që Kosova rrezikon dhe nuk mund të bëjmë indiferentin ndaj kësaj.