Olsi Rama përplaset ashpër me arbitrin që me anë të vendimeve të tij fundosi Burrelin

Olsi Rama përplaset ashpër me arbitrin që me anë të vendimeve të tij fundosi Burrelin

Ka ndodhur një incident i rëndë dje në pushim të ndeshjes Teuta-Partizani. Drejtori i klubit të kuq, Olsi Rama, ka shpërthyer në kritika dhe më pas në fyerje ndaj arbitrit Olsid Ferataj, duke qenë i pakënaqur për mënyrën se si ai kishte mbajtur drejtësi gjatë 45 minutave të para. Përplasjen mes tyre e ka pohuar edhe vetë Rama, i cili dje pohoi se kishte debatuar me kryesorin Ferataj, duke I kërkuar atij të mbante drejtësi.

Ndërkaq, “Panorama Sport” mëson se deklaratat e Ramës kundrejt gjyqtarit nuk kanë qenë kaq “akademike”… Mësohet se drejtori i Partizanit, fillimisht i ka kërkuar llogari për mënyrën se si Ferataj ka gjykuar në pjesën e parë duke e akuzuar madje për tendencioz.

Më pas kanë fluturuar edhe sharje të rënda në adresë të gjyqtarit. Nuk ka munguar as presioni i hapur i Ramës, që mësohet t’i ketë thënë se po i kërkojnë vetëm drejtësi, jo ti favorizojë. Mësohet gjithashtu se Rama i ka thënë arbitrit se nëse ua bënte borxh në pjesën e dytë, ai ishte gati të jepte dorëheqjen nga posti që mban, por më pas do merrej personalisht me gjyqtarin.