Partitë politike vijojnë me fushatën elektorale, pasi pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 prillit.
Fushatës i janë bashkuar edhe personazhe të njohur duke filluar që nga aktorët, e deri tek këngëtarët.
Mbrëmjen e sotme Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një foto nga njësia nr 9 ku ajo kandidon dhe krah saj shfaqet këngëtari Elgit Doda.
“Me Elgitin, live nga Njësia 9 në të Tiranës”, ka shkruar ministrja krahas fotos.