Rekamë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vijim të operacioni të nisur një ditë më parë nga Operacioni Forca e Ligjit ka nxjerrë urdhrat e sekuestrimit për subjektet e mëposhtme.

1.            Shtetasit A. M., me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

2.            Shtetasit M. D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër; 

•             Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ; 

•             Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2.  

3.            Shtetasit A. D., me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër;  

•             3 automjete 

•             1 motor.  

4.            Shtetasit G. F. me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë; 

•             Një automjet;

5.            Shtetasit A. D. me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.  

6.            Shtetasit M. B., me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

•             Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re;